Ky vit shënon 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Për këtë arsye, kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur të planifikojë koncertet dhe aktivitetet e shumta që do mbahen për nder të kësaj dite. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Veliaj na ka zbuluar se në koncertin madhështor që do të mbahet, do të performojë edhe reperi shumë i pëlqyer nga publiku, Getoar Selimi.
Veliaj ka publikuar një foto ku shfaqet krah reperit dhe në dorë mbajnë një tabelë ku shkruhet: “Tirana100”.
“Yo boyz, wazzup? #Tirana100”, shkruan Veliaj.