Leximi

11 Vjeçari Rrëzon Shkencëtarin E Madh: Zoti Ekziston, Ja Provat

William Maillis nuk është një 11 vjeçar i zakonshëm. Pavarësisht moshës që ka, ai është shumë i dijshëm dhe thotë se do t’ia kushtojë jetën e tij idesë për t’u bërë astrofizikan dhe për të dëshmuar ekzistencën e Zotit.

William jo vetëm që ëndërron të bëhet një ditë astrofizikan – ai tashmë është në rrugën e duhur drejt realizimit të kësaj ëndrre. William, nga Pensilvania, SHBA, kreu shkollën e mesme kur ishte vetëm 9 vjeç.

Babai i tij, Peter, tregoi se djaloshi mund të fliste fjali të plota kur ishte vetëm 7 muajsh. Në moshën 4 vjeçare ai filloi të mësonte algjebrën, gjuhën e shenjave dhe greqishten.

Ai lexoi një libër të tërë me 209 fjalë për gjeometri për një natë kur ishte 5 vjeç, dhe kur u zgjua, ishte në gjendje të zgjidhte detyra pa problem. Një fëmijë me të vërtetë gjeni.

Besimi i fuqishëm në Zot e frymëzoi atë të bëhet një astrofizikan. Djaloshi nuk pajtohet me disa elemente të teorisë së Einstein dhe Hawking, rreth vrimave të zeza dhe ka filluar të zhvillojë vetë idetë se si dhe pse ekziston universi.

Babai i tij, është një Prift Ortodoks Grek dhe ai është rritur me besim të fortë në Zot. Tani ai dëshiron të dëshmojë se një forcë e jashtme (Zoti) është gjëja e vetme që mund ta ketë krijuar universin.

Stephen Hawking, që vdiq në moshën 76 vjeçare, kishte deklaruar se Zoti nuk ekziston. Ai kishte thënë:

“Para se ta kuptonim shkencën, ishte normale të besoje se Zoti e krijoi universin, por tani shkenca ofron një shpjegim më bindës. Çfarë mendova me ‘do ta njihnim mendjen e Zotit’ është se do ta dinim nëse do të kishte Zot, por nuk ka. Jam ateist”.

Por William është i përkushtuar ta mbrojë besimin e tij dhe të dëshmojë se Hawking e ka gabim. Kjo është përgjigja e tij ndaj Hawking:

“Ka ateistë që tentojnë të thonë se nuk ka Zot, kur në realitet të duhet më shumë besim të besosh se nuk ka Zot, sesa që ka Zot… Sepse ka më shumë kuptim të thuash se diçka e krijoi universin, sesa universi e krijoi veten”.

Dëgjojeni se çfarë ka për të thënë më shumë William për këtë ide:

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top