Leximi

12-vjeçarja: Mamin s’dua ta shoh as në botën tjetër

Vetëm pak kohë më parë ai erdhi nga Vlora dhe rrëfeu publikisht historinë e tij. Pas divorcit nga e shoqja gjykata vendosi që vajza dhe djali të ishin në kujdestarinë e nënës, por menjëherë pas ndarjes ajo u largua jashtë vendit dhe fëmijët mbetën vetëm.

I detyruar ai si baba ka shkuar i ka marrë dhe prej më shumë se 1 viti po kujdeset vetë për ta.

Ai rrëfeu në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, se gjendet në kushte shumë të vështira, nuk mund të lëvizi në një vend tjetër, për shkak se nuk ka kujdestarinë ligjore të fëmijëve dhe me të ardhurat që nxjerrë nuk arrin dot të sigurojë mbijetesën. 44-vjeçari pati një përballje te forte live me ish-bashkeshorten, por akuzat e ndersjellta mes tyre nuk sollen asgje tjeter pervecse nje perkeqesim të mëtejshem te situatës.

Ai kërkon me çdo kusht kujdestarine e fëmijëve, pasi i duhet të shkojë me ta jashtë vendit ku të ketë mundësinë t’u sigurojë atyre një jetë më të mirë.

Debatet:
Andon Leka: Foli me vajzën, shkruajti ca shkruajti dhe i bëri bllok. Vajza thotë: nuk dua ta shoh jo në këtë jetë, por as në atë jetë. Kur fliste me vajzën e ofendonte. nga fjalët më të këqija. Unë dilja nga vetëvetja.

Bashkëshortja: Nuk i kam bërë bllok vajzën. sms e tij i kam të faktuara. Vajza më ka kërkuar lekë. Unë ua kam thënë: do iu nis lekë sa të doni. Për këto gjera do flas me avokatin tim. Janë gjëra personale. Herën e kaluar nuk më ka pëlqyer titulli i emisionit. Unë nuk kam dashnor. Jam e martuar. Do t’i drejtohem avokatit tim. S’kam asgjë për të thënë.

Andoni: Firma ime është hedhur vetëm brenda në gjykatë. Nuk e kam lexuar fare kontratën noteriale. Nuk kam bërë marrëveshje. Marrëveshja është bërë vetëm për dokumente. Marrëveshjen ma dha avokatja e bashkëshortes.

Av.Kalaja: Ish bashkëshortja në marrëveshje me avokaten në mashtrim e sipër është firmosur dhe i është paraqitur gjykatës për miratim. Zonja që foli në telefon ka detyrim moral dhe ligjor. Ka kryer vepër penale.

Avokatja e ish-bashkëshortes: Po të jap një shpjegim në lidhje me situatën. Vendimi ka të shprehur edhe vullnetin e palëve. Kam qenë përfaqësuesja ligjore deri në momentin e ndarjes së marrëveshjes.

Palët i kam drejtuar drejt zyrave noteriale. Ata kanë bërë një akt marrëveshje dhe janë kthyer në zyrën time. Unë nuk ndohem në zyrë. Nuk e kam dosjen me vetë. Nuk është rast i ditëve të fundit. Duhet të hap dosjen.

Praktika ime është kjo: fillimisht i drejtoj pranë zyrës noteriale. Në momentin që gjykata më vë në dispozicion vendimin unë ja jap palës së interesuar. Flas me kompetenca për veprimet që bëj unë. Nuk e di se çfarë pretendimesh shpreh z.Andon aty. Kur të më ofrohet do ju vë në dispozicion gjithë dosjen./News24

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top