Një adoleshent nga fshati Havaleas i Fierit, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, pasi vuan nga një sëmu ndje e rëndë.
Ai është 16-vjeçari, Anxhelo Lico, i cili është diagnostikuar me leucemi akute.
Ishte një ditë krejt e zakonshme, kur ai po shkonte në shkollë në vitin e parë të gjimnazit, kur u së mur papritur.
Ai ndodhet i shtruar në QSUT në Tiranë, ndërsa ka nevojë imediate për një transplant të palcës.
Për shkak të pamundësive ekonomike, familjarët e 16-vjeçarit i bëjnë apel të gjithë shqiptarëve dhe shtetit, që ta ndihmojnë me kurimin e tij në Itali.
Mes lotësh dhe me zërin që i dridhet, nëna e Anxhelos, Luljeta Lico, apelon për ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi.
Ajo shprehet:
Djalin e kam shumë të sëm urë, kushtet ekonomike nuk i kemi që ta çojmë jashtë shtetit. Djali ka sëmu sndjen e leucemisë, unë i kërkoj ndihmë shtetit e të gjithëve të më ndihmojnë me djalin se unë nuk kam mundësi. Ai është në spital ka 2 javë në spital, nuk e përballojmë dot është shtrenjtë. I kërkojmë ndihmë të gjithëve.”
Thirrje për ndihmë ka bërë edhe gjyshja e adoleshentit, e cila shprehet se Anxhelo është rritur në varfëri.
Ajo apelon:
E kanë rritur ne varfëri, me pikat e qumështit në shishe edhe djalin nga e mori bufi nga bankat e shkollës me libra në duar dhe e kemi shumë sëm urë shtruar në spital. Djali 16 vjeç, i bëj thirrje të gjithëve brenda dhe jashtë Shqipërisë, shtetit dhe kush ka mundësi edhe sado pak të na ndihmojnë për djalin.”
Ata që janë interesuar dhe kanë mundësi për të ndihmuar në kurimin e 16-vjeçarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit të familjes së tij 0697236913.
16-vjeçari nga Fieri vuan nga leucemia akute, familjarët bëjnë apelin rrëqethës: Ju lutem shpëtoni engjëllin tonë! on Vidnews.