Lajme

17 vjecarja shqiptare bëhet vajza më e re në botë që ngjit Everestin

Mrika Nikqi quhet vajza shqiptare që ka ngjitur malin e Everestit.

17 vjeçarja nga Peja është bërë vajza më e re në moshë që ngjit malin më të lartë në botë.

“Në male nuk ka gjini, moshë dhe nuk është e rëndësishme se prej nga vjen. Në male jemi të gjithë të barabartë”, thotë Mrika Nikçi.

Mrika thotë se edhe pse është e rrezikshme, ngjitja në Everest shërben si frymëzim edhe për të tjerët, pasi siç ia doli ajo, edhe të tjerët munden.

“Kur po ngjitesh në majën e një mali të lartë, arrin në një pikë kur do të heqësh dorë. Mendja të thotë ndalo, mund të vd esësh. Por dicka brenda më thotë nuk do kthehesh pas, vazhdo të ngjitesh.

Besoj se ka njerëz të cilët i frymëzoj sepse ia arrita të ngjitem në malin Everst në moshën 17 vjeçare.

Ka njerëz që mendojnë se nëse ajo ia arriti dhe unë mund tia arrij. Nëse vërtet do diçka, ti mund të lëvizësh malet.” thote ajo.

Mrika ishte bashkë me babain e saj Arianitin, në eksperiencën e jashtëzakonshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top