Shteti fqinj, Italia, është prekur nga Koronavirusi dhe deri më tani janë shënuar dy vik tima. Një burrë në të shtatëdhjetat dhe një grua në të gjashtëdhjetat. Italia është në gjendje alarmante dhe pas lajmeve Shqipëria po merr masa.
Në portin e Durrësit janë ngritur karantina dhe janë shtuar kontrollet për pasagjerët që vijnë nga shteti fqinj. Mjeku Indrit Kalaja, i cili është vënë përgjegjës i karantinës, ka siguruar se nuk ka vend për pa nik dhe se pasagjerët nuk janë të infektuar.
“Nuk ka pasur pasagjerë nga vatrat e infektuara. Po mbahen në vëzhgim edhe marinarët e mjeteve detare. Muajt e fundit kanë hyrë anije nga portet e Detit të Zi.”, tha mjeku Kalaja.