Lajme

3 ditë i vetëm në mes të pyllit rrethuar nga ujq dhe arinj, 3-vjeçari shpëton falë asaj që mbante në xhep

Para disa kohësh një fëmijë i vogël u gjet i gjallë pasi ka arritur të mbijetonte mrekullisht për tri ditë në pyjet e Siberisë plot e përplot me ujq dhe arinj.

Tserin Dopchut, djaloshi tre vjeçar, kishte vetëm një çokollatë brenda në xhepin të tij kur ai u largua nga gjyshja e tij dhe ndoqi mbrapa një qenush në shkretëtirën Taiga në rajonin Tuva të Rusisë.

Sipas medieve të huaja, një kërkim i nivelit të lartë për fëmijën kishte filluar derisa temperaturat po binin drejt ngrirjes gjatë natës.

Tserin – i veshur vetëm me rrobat e tij të ditës – mbijetoi duke improvizuar një krevat në mes të rrënjëve të pemës.

Ndërkohë mendohet që qenushi u kthye duke e gjetur shtëpinë e tij duke e lënë djalin vetëm në shkretëtirën siberiane.

Me dhjetra shpëtimtarë për 3 ditë e kërkuan fëmijën i cili më në fund u gjet nga një i afërt i tij, i cili sipas mjekëve nuk ka ndonjë problem me shëndetin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top