Teksa koronavirus është kthyer në një rrezik global, mbrëmjen e djeshme u bë me dije se tre 3 studentë shqiptarë që studionin në Kinë, po vijnë drejt Shqipërisë. Një vajzë po vjen me linjë ajrore nga Roma, ndërsa të tjerët nga Kroacia.
Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, tha në “Real Story, se studentët do të futen për dy javë në karantinë. Sipas saj, karantinat mund të vendosen në spital ose në shtëpi.
Ajo u shpreh:
Dhe ata mund të mos jenë të infektuar. Po të kenë një shenjë klinike, ata mund t’i shfaqin…ai nis me temperaturë. Në periudhën e inkubacionit se dimë nëse infekton apo jo. Ata duhet të futen në karantinë për 2 javë. S’ka asgjë të keqe. Mund të vendoset karantina në spital ose në shtëpi. Ata informohen dhe karantina mund të vendoset në shtëpi. Kemi pasur Ebolën…U çudita se sa shumë shqiptarë punonin në Liberi. Atje ishte vatra e Ebolës. Ajo ka vd ekshmëri të lartë. Kemi ndjekur të njëjtin protokoll. Këto njerëz informohen dhe në varësi të çdo vlerësimi, ata vendosen në karantinë në shtëpi ose në spital”.
Deri më tani koronavirusi ka marrë mbi 100 jetë dhe shumë të tjerë janë infektuar në të gjithë botën. Dyshohet se virusi mund të jetë përhapur nga supa me lakuriq nate ose mishi i gjarprit.
Ndërkohë ekspertët izraelitë kanë hedhur hipotezën se virusi ka shpërthyer nga një laborator, ku po krijoheshin armë biologjike.