Orinda Huta ishte së fundmi në një udhëtim në Abu Dabi me programin “Check in”, nga Albana Nanaj. Teksa filmonin në kryqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Orinda me Albanën dhe stafin kanë përfunduar në polici.
Abu Dabi është një vend me rregulla strikte, ku një ndër to është ndalimi i filmimit të ndërtesave të Emirit të Abu Dabit dhe presidentit të Emirateve të Bashkuara. Një makinë e familjes mbretërore i kishin parë teksa xhironin rrugën përbri rezidencës mbretërore dhe dërguan lajm që stafi i emisionit të paraqitej në polici për të verifikuar çfarë kishin xhiruar.
Nga rajoni i policisë, Orinda kishte bërë një video ku shprehej e dëshpëruar për këtë që kishte ndodhur. Dy moderatoret dhe stafi kishin qëndruar 4 orë në rajon dhe më pas ishin lënë të lirë./Xing.al