Lajme

5 fëmijë dhe një 91-vjeçar shërohen nga koronavirusi

Një lajm i mirë vjen për pesë fëmijë të infektuar nga koronavirusi. Mësohet se ata janë shëruar nga virusi vde kjeprurës dhe kanë dalë nga një spital i qytetit Wuhan në provincën Hubei.

Gjithsesi, mjeku raporton se sistemi imunitar i tyre është ende i dobët, kështu që probabiliteti është i lartë që ata të preken nga infeksione të sistemit të frymëmarrjes.

Për pasojë, ata duhen mbajtur në karantinë për dy javë. Bëhet me dije se fëmijët e shëruar janë të moshës 2 deri 14 vjeç.

Gjithashtu, bëhet me dije se edhe një 91-vjeçar është shëruar nga virusi, shkruan “dailymail.co.uk”.

Plot 640 persona kanë ndërruar je të nga koronavirusi, ndërkohë janë regjistruar më shumë se 31,500 raste në të gjithë botën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top