Lajme

7 teste të rëndësishme shëndetësore që mund të bëni në shtëpi

Disa njerëz i shmangen ekzaminimeve mjekësore për shkak të mungesës së kohës ose frikës nga mjekët.

Por mundet që edhe vetë ju të kryeni disa testime (ushtrime) për të kuptuar më tepër në lidhje me shëndetin. Ja se si:

7. Sistemi endokrin

Një nga treguesit kryesorë të shëndetit është dhe gjerësia e belit. Merrni një metër dhe matni belin tuaj në një lartësi mbi kërthizën. Gjerësia e saj nuk duhet të jetë më shumë se 34 tek gratë dhe 40 tek meshkuj.

Njerëzit që kanë bel mbi normën e lejuar kanë 5 herë më shumë gjasa për tu sëmurë me diabetin e tipit 2.

6. Truri

Do t’ju nevojitet një fletë A4, një laps dhe ndihma e një personi nga familja.

Vizatoni një orë dhe kërkojini personit tjetër që të thotë kohën (orët dhe minutat). Për shembull, 10:10. Pastaj vizatoni minutat dhe sekondat (me akrepat përkatëse) dhe të orës.

Ky test përfshin shumë procese në trurin tonë. Pjesët e trurit përgjegjës për lëvizjen e krahut, perceptimin hapësinor dhe vizual fillojnë të punojnë më shumë.

5. Shpina

Do t’ju duhet dy shkallë. Qëndroni në njërën me një këmbë dhe në shkallën tjetër me këmbën tjetër. Shpërndarja e peshës duhet të jetë gati e njëjtë. Nëse numrat ndryshojnë shumë është tregues se shtylla kurrizore dhe koka janë jashtë “qendrës”. Kryeni ekzaminimet e nevojshme.

4. Sistemi i frymëmarrjes

Do t’ju duhet një kronometër për të realizuar këtë metodë testimi.

Qëndroni në këmbë dhe kontrolloni rrahjet e zemrës suaj për 30 sekonda. Pastaj uluni dhe mbushuni 3 herë me frymë por pa e nxjerrë atë. Pastaj mbajeni frymën për aq kohë sa mundeni dhe numëroni kohën. Kur të përfundoni kontrolloni pulsin tuaj për 30 sekonda përsëri.

Nëse keni qenë në gjendje të merrni frymë për më pak se 40 sekonda, puna e sistemit tuaj të frymëmarrjes nuk është aq e mirë. Rezultati mesatar duhet të jetë 40-49 sekonda. Nëse mund ta mbani frymën për më shumë se 50 sekonda, ju jeni në gjendje të mirë.

3. Kockat

Hidhni një sy thonjve- ato mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj. Nëse keni pika të bardha apo thonj të dëmtuar, kjo tregon se trupi juaj nuk ka mjaftueshëm vitaminë B, hekur ose që ekziston rreziku i osteoporozës.

2. Shikimi

Shikoni dritaren e dhomës për 30 sekonda dhe më pas mbyllni sytë. Pastaj hapni syrin tuaj të majtë, mbylleni dhe hapni syrin tuaj të djathtë. Nëse pamja që shihni me syrin tuaj bëhet e paqartë dhe linjat nuk janë më paralele me njëri-tjetrin, kjo mund të jetë një shenjë e degjenerimit makular ose vështirësisë në të parit qartë.

1. Dëgjimi

Mundohuni të dëgjoni atë që njerëzit flasin nga një distancë prej 16-19 hapash. Nëse nuk mund të kuptoni asgjë, ju duhet të vizitoni një otorinolarinolog.

Një metodë e tillë nuk do të funksionojë në vende të mbushura me njerëz. Për shembull, në një kafene me muzikë me zë të lartë, nuk do të mund të dëgjoni një person që flet pranë jush.

Përveç këtij testi ka shumë aplikacione që mund të kontrollojnë dëgjimin tuaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top