Lajme

Kinezët kanë thuajse gati spitalin kundër koronavirusit

Kanë kaluar shumë pak ditë dhe thuajse ka përfunduar tërësisht ndërtimi i spitalit ku pritet të kurohen pacientët e prekur nga koronavirusi në Kinë. Me mijëra punëtorë kanë punuar çdo ditë pa ndërprerje, natë e ditë, për të përfunduar sa më parë ngritjen e godinës.

Spitali mendohet se do të jetë gati të presë pacientët më 3 shkurt, vetëm 12 ditë pas nisjes së punimeve. Mbi 4 mijë punëtorë dhe 1 mijë mjete janë përdorur për spitalin Hounshenshan, i cili do të ngrihet në Wuhan, qyteti që ishte pikënisje e virusit.

Pamjet nga ajri tregojnë se si duket deri më tani spitali, vetëm një javë pas nisjes së punimeve. Ato janë me të vërtetë mbresëlënëse. Një tjetër qendër mjekësore u hap ditën e djeshme, vetëm 48 orë nga nisja e punimeve të saj.

Punëtorët dhe vullnetarët arritën ta ndërtonin qendrën spitalore në kohë rekord. Deri më tani, brenda 48 orëve, kjo qendër u ka dhënë ndihmën e parë mbi 1 mijë pacientëve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top