Lajme

Britanikët festojnë: Mbretëria e Bashkuar del zyrtarisht nga Bashkimi Evropian

Pas plot 47 vitesh anëtarësimi, Mretëria e Bashkuar është zyrtarisht jashtë Bashkimit Evropian! Kryeministri Boris Johnson, teksa shënoi daljen zyrtare u shpreh “Ky nuk është fundi por fillimi i një epoke të re!”

Në mesnatë Mbretëria e Bashkuar është shkëputur plotësisht nga blloku pas tre vite beteje politike. Britanikët pro Brexit, kanë festuar me paradë flamurësh në Sheshin Parlamentar të Londrës.

Johnson e cilësoi momentin si shpresa që menduan se nuk do të vinte kurrë. “Brexit do të lëshojë potencialin e Mbretërisë por do të ketë dhe pengesa në rrugë”, u shpreh ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top