Lajme

Lëkundjet e fundit në Durrës, flet sizmiologu Ormeni: S’ka vend për panik, vazhdim i pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit

Të tjera lëkundje të forta tërmeti u regjistruan mbrëmjen e sotme në zonën e Durrësit, tre ditë pas një tjetër goditje me magnitudë 4.9 shkundi vendin.

Fillimisht lëkundjet u raportuan me fuqi 4.5 sipas shkallës Rihter, ndërsa sipas IGJEUM, goditja ishte me magnitudë 4.0.

Lidhur me lëkundjet e mbrëmshme ka reaguar edhe sizmologu i njohur, Rrapo Ormeni.
Me anë të një lidhje telefonike për emisionin “Protokoll”, Ormeni u shpreh se lëkundjet e mbrëmjes së sotme janë në vazhdimësi të pasgoditjeve të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Sipas tij, nuk ka vend për panik, ndërsa e cilësoi si normale pasgoditjen e sotme.

Ai tha:
Tërmeti ka qenë në vijim të pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit. Është me magnitudë 4 me epiqendër në fshatin Safetaj të Durrësit. Një lëkundje normale. Edhe pas tërmetit para 3 ditësh ky është shumë i vogël, por në vazhdën e atyre pasgoditjeve që po vijojnë pas tërmetit të madh. Shpejtësia e tyre ka ardhur duke u ulur në krahasimin me muajt e parë. Aktiviteti sizmik është i lartë, pasi në 40 vitet e fundit ka qenë i ulët.”

2 Comments

2 Comments

  1. Casibomgax

    September 18, 2024 at 5:38 am

    casibom guncel: casibom 158 giris – casibom guncel giris
    casibom guncel giris adresi

  2. Normanvom

    September 21, 2024 at 8:08 pm

    viagra 100 mg precio en farmacias: sildenafilo – comprar sildenafilo cinfa 100 mg espaГ±a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top