Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm duke bërë pazare.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet me një gjyshe të quajtur Vera, të cilën e ka shoqëruar drejt Tregut të Fruta- Perimeve.
Vihet re që Basha e ka ndihmuar pensionisten duke i mbajtur domatet, gjë që nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit.
‘Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakfricave për fëmijët, nipërit dhe mbesat’, shkruan Basha.
Ndërkohë ka pasur edhe ndjekës, të cilët nuk kanë nguruar ta komplimentojnë kreun e opozitës që krahas angazhimeve politike arrin të gjejë kohën edhe në aspektin personal.