Lajme

Pa filmin ‘I love Tropoja’, Erzen Breçani ka një mesazh për Ermal Mamaqin

Të mërkurën e 29 janarit në Pallatin e Kongreseve u mbajt premiera e filmit shumë të komentuar, “I love Tropoja”. Filmi mblodhi së bashku shumë personalitete të njohura, të cilët në fund përgëzuan Ermal Mamaqin. Përpos fjalëve pozitive, u përhapën dhe disa lajme të pavërteta e të pabaza, të cilat Ermali i hodhi poshtë duke mbyllur gojët e liga.

Së fundmi, pas gjithë lajmeve që kanë qarkulluar në rrjet këto ditët e fundit – ish drejtuesi i policisë, Erzen Breçani (nga Tropoja) pasi ka parë filmin, ka një mesazh për Ermalin. Ai është shprehur se Ermali ka bërë një pune të mirë në këtë periudhë të vështirë kur njerëzit kanë shumë nevojë t’i harrojnë problemet e të qeshin, qoftë dhe sikur vetëm për disa orë. Po ashtu ai ka theksuar se “I love Tropoja” nuk i humbet vlerat e tropojanëve, përkundrazi i rrit ato.

“Përshëndetje vëlla!
Mos u mërzit nga çfarë shkruhet në rrjete sociale, e rëndësishme është se ti ke bërë gjënë e madhe dhe të duhur. Në këtë periudhë që po kalon vendi, duhet që njerëzit të qeshin, jo vetëm të mendojnë halle-halle e halle, të kujtojnë fëmijët e ndarë e të larguar nga vendi i tyre, nga familjarët që i rritën, i edukuan e nuk i kanë pranë. Ti bëre një film dhe me vërtetë që të uroj për çfarë na dhuroj, na bën që për dy orë të harrojmë problemet e mëdha që kemi; na bën që të qeshim e t’i kujtojmë me të qeshura çfarë koha na bëri të ecim me të. Mos të qëndrojmë pas por si tropojanë, që janë të parët kudo dhe për çdo gjë, që askush më fort se tropojanët-me kulturë, traditë, trimëri, vullnet dhe sakrificë e kosto, e sollën demokracinë tek të gjithë shqiptarët, me shkrimet, me dijet, me rebelimet dhe trimërinë e tyre. Me bijtë e tropojës krenohet Shqipëria dhe i njeh bota. Këto vlera tona ti nuk i humbe, i ngrite! Sot jam në Tropojë gjithë ditën dhe takova shumë patriotë e dashamirë. Më pyetën si shikues të filmit, normal u thashë çfarë pashë me syrin tim dhe se si i lidha ngjarjet që zhvillohen. Filmi është komik por u thashë nëse e shoh filmin siç e shikoja filmin e Herkulit kur isha fëmijë, pa sensin, pa shakanë, pa çfarë don autori/skenaristi të tregojë ose ta shikoja filmin si njeri pa kryer shkollën e mesme e të lartë, ne pak fjalë si i pashkolluar, nuk do e kuptojë. Dikush shprehet pa e parë filmin ose sipas opinionit të dikujt tjetër që ndoshta do të prishë imazhin e mirë që kemi dhe ta tjetërsoj. Unë u zgjata pak me ty kaq vonë, por e di si më thonin: në fund më thanë thuaj Ermalit je djalë i mirë! Mirëardhsh në Tropojën tonë!”, shkruan Breçani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top