Një kosovar që ka firmë në Gjermani po kërkon punëtorë nga Kosova. Ata do punojnë 8 orë në ditë, do të iu sigurohet banimi dhe do të paguhen prej 1500 deri në 1700 euro, raporton Express.
Xhabir Mziu, pronar i Firmës “XM Bau GmBH”, i ka thënë Gazetës Express se po kërkon 70 punëtorë që kanë përvojë me knauf. Firma gjendet ne Hannover të Gjermanisë.
Mziu ka thënë se punëtorët duhet të jenë pajisur me dokumente të rregullta dhe kanë të drejtë pune në Gjermani.
“Jam Xhabir Mziu, pronar i Firmës: XM Bau GmBH. Firma gjendet në Hannover të Gjermanisë. Kërkoj 70 punëtorë(të cilët kanë përvojë pune ne Knauf dhe me gibs), për t’i punësuar menjëherë. Punëtprët duhet të jenë të pajisur me dokumente të rregullta dhe të kenë të drejtë pune në Gjermani”, ka thënë Mziu.
Sipas tij, ata do punojnë 8 orë në ditë, do të iu sigurohet banimi dhe do të paguhen prej 1500 deri në 1700 euro. Ai ka lënë edhe një numër kontakti për të interesuarit.
“Ju sigurojmë edhe banim puntorëve. Orari punës tetë orë në ditë. Pagesa 1500-1700€ Netto. Për informata tel :+491777777867”, thuhet në mesazhin e Mziut drejtuar Gazetës Express.
Ndryshe, më 1 mars të këtij viti hyjnë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani.
Ligji i ri zgjeron mundësitë tashmë ekzistuese për punëmarrësit/et e kualifikuar/a nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së , dhe vende të tjera të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.
Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë.
Nuk do të ketë më kufizime në profesionet me mungesa. Përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë vazhdojnë të mbeten të vlefshme. Sido që të jetë për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane.
Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar hyn në fuqi që prej datës 1 mars 2020.
Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional.
Rregulla shtesë do të aplikohen në rastin e punonjësve me moshë më të madhe se 45 vjeç. Nëse qëllimi i ardhjes suaj në Gjermani juaj është punësimi, atëherë duhet që të paraqisni një kontratë pune me një pagë minimale të caktuar ose dëshminë për një siguracion pensioni të përshtatshëm.
Specialistët e IT-së, në kushte të caktuara , mund të gjejnë akses në tregun e punës edhe pa një diplomë formale.
Për persona me një kualifikim profesional të pamjaftueshëm ligji nuk ofron mundësi të reja aksesi në tregun e punës në Gjermani./Gazeta Express