Lajme

Tropojan apo tiranas? Greta Koçi tregon si e do bashkëshortin: Me pushtet si doktori

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Greta Koçi ishte një ndër VIP-at e shumtë që morën pjesë në 29 Janar në premierën e “I love Tropoja”. Gjatë eventit, Greta u pyet nga gazetari i emisionit “Lart e poshtë”, Andi Vrapi, nëse do donte që bashkëshorti i saj të ishte tropojan.

“Pse jo, kam konsideratë të veçantë për veriorët”, u përgjigj Greta. “Më mirë tropojan apo tirons?”, e pyeti gazetari ndërsa këngëtarja tha se fillimisht duhet të jetë djalë i mirë.

E pyetur nëse do të zgjidhte një partner nga Tropoja me pushtet, i mençur, si Sali Berisha apo një i bukur, seksi, model si Alesio Aliaj, Greta u përgjigj: Si doktori.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top