Lajme

Zbulohet arsyeja pse u martuan larg miqve dhe publikut Klea dhe Elgiti

Pak ditë më parë Klea Huta dhe Elgit Doda njoftuan se ishin martuar, një lajm ky që erdhi krejt papritur sepse çifti gjithçka e kishte organizuar në fshehtësi. Klea dhe Elgiti u martuan në Marok, larg miqve dhe publikut.

“Panorama plus” shkruan se arsyeja pse çifti zgjodhi të martohet larg Shqipërisë dhe në fshehtësi të plotë, është frika e Kleas nga syri i keq.

Këtë e përmend edhe vetë Klea në postimin ku i dedikon fjalët më të bukura të dashurisë Elgitit.

“Që e vogël kam ëndërruar për ty! Që e vogël doja dikë si ti kur të isha e madhe. Kemi kaluar ditë të mira e jo të mira, por gjithmonë të kam pasur pranë e kam qenë pranë teje. Në të mirë e në të keq. Kur flas për ne, edhe ndonjë lot gëzimi m’i njom faqet. Të dashuroj bashkëshorti im! Zoti na bekoftë dhe syri i keq mos na paftë!”, ka shkruar Klea.

Kujtojmë Klea Huta do të bëhet nënë për herë të parë nga kjo lidhje dashurie, që u finalizua me martesë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top