Lajme

Të rinjtë tregojnë se si kursyen 13 mijë paund për 6 muaj dhe blenë një shtëpi

Një çift të rinjsh ka treguar sekretin e tyre se si arritën të hiqnin mënjanë plotë 13 mijë paund për gjashtë muaj. Me këto para ata bëjnë me dije se blenë shtëpinë e tyre.

Young Couple Share How They Saved Up For A House In Six Months

Në fakt, nuk është dhe aq sekret. Ata kanë jetuar për gjashtë muaj si mos më keq, duke ndjenjur falas tek shtëpitë e të afërmve, miqve e familjarëve të tyre. Gjithashtu të rintjë kanë përfituar nga skema “Ndihmo dhe bli” e qeverisë, e cila lejon të rinjtë të marrin kredi hipotekore në vlerën 5%.

Credit: Wards Keep

Sidoqoftë, për të përfituar një shtëpi, vajzës 19-vjeçare dhe të dashurit të saj 20-vjeçar, iu desh të kalonin disa peripeci. Djali, Joshua Shaw, i cili punon si punëtor shërbimi dhe e dashura e tij, Wiktoria Zaucha, e cila punon si zëvendës menaxhere, patën idenë të blinin një shtëpi, pasi panë çmimet e qirave të banesave në zonën e tyre.

Credit: Wards Keep

Tani, rreth një vit më vonë, ata janë pronarë krenarë të një banese 3 katëshe, me vlerë 222 mijë e 995 paund, pranë Birmingamit, në Britaninë e Madhe. Të rinjtë për mbi 6 muaj i privuan vetes çdo lloj luksi, siç janë vaktet jashtë shtëpisë, veshjet e shtrenjta, kafetë e gjithçka, në mënyrë që të mund të krijonin një depozitë të vogël parash, për të përfituar nga skema e qeverisë për hipotekën me vlerë të ulët.

Credit: Wards Keep

Joshua tha:

Në flinim në divanet e miqve, prindërve dhe të afërmve tanë. Punonim me kohë të plotë, e madje bënim edhe orë ekstra. Ka pasur ditë kur kemi punuar edhe nga 16 orë. Ka qenë shumë e lodhshme, por ia ka vlejtur. Kur nisëm të kursenim para për herë të parë, unë fitoja 18 mijë pand, ndërsa bashkë me fitimet e orëve ekstra, Wiktoria fitonte 19 mijë paund. Arritëm të kursenim 13 mijë paund, por gjithçka erdhi pas shumë sakrificave”.

Credit: Wards Keep

***

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top