Para disa ditësh, Rusia u trondit nga një ngjarje e rëndë. Një vajzë 13-vjeçare kishte mbetur shtatzënë me një 10-vjeçar. Historia bëri shumë bujë pasi ishte e rrallë.
Por po kaq e rrallë është edhe ajo që ndodhi në një televizion rus. Të dy fëmijët, Ivani dhe Darya dolën përpara publikut për të folur për historinë e tyre përpara një prezantuesi të famshëm.
Aty në studio ata pritën edhe analizat për djalin 10-vjeçar. Mjekët thanë se ai nuk është akoma në gjendje të prodhojë spermë.
Por vajza insiston se ajo ka bërë seks me 10-vjeçarin kur mamaja nuk ishte në shtëpi. Ajo thotë se nuk ka pasur partner tjetër.
Një psikologe që kontrolloi vajzën, thotë se ajo po tregon të vërtetën.
Tashmë pritet të shihet se si do të rrjedhin gjërat. Opinioni mendon se dikush tjetër e ka lënë shtatzënë vajzën.
Familja e vajzës thotë se ajo do e mbajë beben.