Lajme

“Jam kinez por nuk jam virusi”, në rrjet nis fushata e gjerë për të mbrojtur kinezët

“Jam kinez, por nuk jam virusi. E di që të gjithë kanë frikë, por mos paragjykoni ju lutemi”. Nisi kështu me një fotografi të publikuar në Twitter dhe një letër që mbahej në duar.

Në të shkruhej “Je ne suis pas un virus”, shoqëruar me hashtag për të thënë “Unë nuk jam virusi”.

Apeli i publikuar nga i riu kinez Lou Chengwang, u kthye në një fushatë të vërtetë në rrjetet sociale, për të luftuar kundër psikozës së shkaktuar nga virusi koronavirus, ndaj aziatikëve.

Slogani mori shtysë nga “Je suis Charlie”, pas atentatit terrorist të vitit 2015 në Paris, ndaj gazetës Charlie Hebdo. Po nga Franca vjen dhe kjop fushatë e re, nga shoqata e të rinjve kinezë në Francë (AJCF), e cila denoncon një sërë episodesh të nisura ndaj tyre, që kur mediat nisën të flisnin për virusin e rrezikshëm.

Kinezët u përballën me fyerje dhe paragjykime, duke bërë që të nisë fushata.

***

Burimi: TG24|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top