Stresi ishte i ftuar ditën e sotme në “E diell”, ku gjatë intervistës zbuloi shumë të pathëna për jetën e tij private. Stresi foli edhe për Keisin duke u shprehur se ajo ka vetitë më të mira.
I pyetur sesi reagoi babai i tij kur mori vesh lidhjen me Keisin, Stresi tregoi se i ati kishte thënë se ajo është vajzë e mirë, por i kishte bërë edhe një pyetje epike.
“Qenka vajzë e mirë, por të shtëpisë a i ka të djathtë?”, e kishte pyetur babai Stresin.
Kujtojmë që Keisi ka një marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Stresit dhe gjatë qëndrimit të tij në qeli vitin e kaluar, ajo është parë shpesh në shoqërinë e tyre.