Lajme

Siç nuk i keni parë kurrë, Jennifer Lopez dhe Shakira “tërbohen” në skenë

“Le t’i tregojmë botës se çfarë mund të bëjnë dy vajza të vogla latine”. Kështu i ka thënë Jennifer Lopez Shakirës, pak para se të performonin bashkë në “Super Boël Half Time Show” në Miami.

Yjet me famë botërore, Jennifer Lopez dhe Shakira dhuruan një show të mrekullueshme në “Super Bowl,” të cilat elektrizuan dhe ngritën publikun në këmbë. Energjia, kërcimi dhe muzika e mirë nuk mungoi për asnjë moment gjatë performimit të tyre.

Look-u i tyre dhe energjia që përcollën në skenë u admiruan nga të gjithë. Madje kjo performancë u vlerësua edhe nga Lady Gaga e cila u shpreh përmes një postimi në “Twitter” se ishte performanca më e bukur që ka parë kohët e fundit.

Fitues i “Super Bowl” u shpall Kansas City pas 50 vitesh. Hera e fundit që Kansas fitonte një finale të “Super Bowl” ishte viti 1970.

***

Burimi: HuffingtonPost|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top