Lajme

Papa shndërron një pallat në Vatikan në vendstrehim për të varfërit dhe refugjatët

Një ndërtesë e shekullit të 19-të në Vatikan është kthyer në një shtëpi strehumi nga Papa Françesku. Ndërtesa e bukur, emri i së cilës është Palazzo Migliori ndodhet në sheshin e famshëm St Peter, pranë me ndërtesën e madhe të Vatikanit.

Më parë kjo ndërtesë është përdorur për të strehuar nënat e reja me fëmijë, ndërsa tani Papa vendosi që ta hapë tërësisht këtë pallat dhe ta përdorë edhe për kategori të tjera. Në këtë mënyrë, gratë beqare dhe fëmijët e tyre u zhvendosën në një vend tjetër.

Pope Turns Vatican City Palace Into Refuge For Poor And Homeless

“Pallati për të Varfrit” u bekua nga Papa të premten e 31 janarit, pikërisht në ditën Botërore të të Varfërve. Vatican News raportoi se vetë Papa Françesku urdhëroi kardinalin Konrad Karajewski që ta shndërrojë këtë pallat në shërbim të të varfërve dhe të pastrehëve të Romës, në mënyrë që ata të mund të flenë, të hanë dhe të mësojnë.

Pallati Migliori u ble nga Vatikani në vitin 1930 dhe ende mban emrin e familjes romane që e ndërtoi atë në vitin 1800. Kardinali Krajewski ka bërë me dije se dy katet e fundit të ndërtesës do të përdoren si dhoma gjumi ku mund të flenë rreth 50 gra dhe burra, ndërsa katet e poshtme do të përdoren nga vullnetarët, të cilët do t’u mëosjnë njerëve se si të mund të përdorin kompiuterin. Gjithashtu, ndërtesa do të ketë hapësira për të lexuar, për krijimtarët, por edhe këshillime me psikologun.

Pope Turns Vatican City Palace Into Refuge For Poor And Homeless

Pas dhënies së urdhrit nga Papa, kompania që fitoi të drejtën për të rikonstruktuar ndërtesën punësoi një grup të pastrehësh për të ndihmuar në përfundimin e punimeve. Siç mësohet, në fund të punës së tyre ata do të punësohen me kohë të plotë nga kjo kompani, pasi drejtuesit ngelën të habitur nga aftësia e këtyre personave, veçanërisht në fushën e ndërtimit.

Pope Turns Vatican City Palace Into Refuge For Poor And Homeless

***

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top