Ditën e djeshme nga disa prej mediave gjermane u raportua se mund të nisnin protestat, pasi u tha se çmimi i mishit do të rritej. U tha se ishte parashikuar që çmimet e mishit do të rriteshin me 20 cent.
Por ditën e sotme ‘Bild’ raporton se gjatë një takimi me përfaqësues të shitjeve me pakicë në Berlin kancelarja, Angela Merkel ka thënë se çmimet nuk vendosen nga shteti.
Mësohet se Merkel ka thënë:
Nuk bëhet fjalë për për vendosjen e çmimeve të përcaktuara nga shteti. Përkundrazi, qëllimi i tyre është të arrijnë marrëdhënie të drejta midis atyre që prodhojnë dhe atyre që i shesin këto prodhime.’’
Pas këtij takimi ministrja Julia Klöckner ka njoftuar se do të vazhdojnë bisedimet midis qeverisë dhe tregtarëve. Me dije është bërë se edhe gjatë këtij takimi nuk është vendosur asnjë vendim konkret për rritjen e çmimeve.
Sjellim në kujtesë se ditën e djeshme u raportuar se nëse rritja e çmimeve ndodhte, zemërimi ndaj Merkelit do të ishte i madh, por mesa duket fakti që kancelarja nuk ka marrë ende një vendim dhe do vazhdojë bisedat tregon se ajo është përkulur para popullit të saj.
Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania