Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që vuajnë nga tensioni i gjakut përdorimi i saj bëhet pak specifik dhe kërkon kujdes në përdorim. Problemet me presionin e gjakut që shkaktojnë tensionin ndahen në dy lloje, në atë të hipertensionit që ka të bëjë me presionin e lartë në gjak dhe tensionin e ulët që ka të bëjë me nivelin e ulët të presionit në gjak. AgroËeb.org ju sjell më poshtë një informacion me vlerë në lidhje me ndikimin e hudhrës në të dyja këto raste, kur është efektive dhe rastet kur nuk është.
Hudhra për tensionin e lartë të gjakut
Përdorimi i hudhrës për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut është një nga kurat më të lashta popullore. Kur trupi rrit prodhimin e një enzime të quajtur angiotensin, e cila ndikon menjëherë në rritjen e presionit të gjakut, zemra pompon gjakun më fort nëpër arteriet e trupit. Çka jo vetëm mund të dëmtojë arteriet e trupit por mund të krijojë gjithashtu depozita të rrezikshme të kolesterolit të dëmshëm. Lënia pas dore e këtij problemi mund të sjellë sulme në zemër, goditje por edhe probleme të tjera akrdiovaskulare.
Pavarësisht se hudhra është jashtëzakonisht shumë efektive për uljen e tensionit të lartë, sasia e konsumit të saj nuk duhet tepruar sepse mund të çojë në uljen e tensionit duke krijuar sërish problem shëndetësor. Sasia e rekomanduar nga ekspertët mjekësorë, të cilëve u referohet AgroËeb.org është nga 1-1.5 gr hudhra në ditë (apo çerekun e një thelpi hudhre). Sipas rekomandimeve hudhrat duhen përtypur të freskëta dhe nuk duhet të jenë të gatuara.
Përtypja e hudhrës së freskët do të çlirojë në maksimum alicilinën, e cila ndikon në uljen e presionit të gjakut. AgroËeb.org ju bën të ditur se efektet e plota të saj në organizëm do të ndihen pas një ore kur niveli i gjakut do të stabilizohet.
Kur bëhet fjalë për personat që vuajnë nga presioni i ulët në gjak, pra tensioni i ulët, hudhra mund të shndërrohet në armikun kryesor të shëndetit në vetëm pak minuta. Siç behët e ditur edhe nga informacioni i mësipërm, konsumimi i hudhrës ëhstë kategorikisht i ndaluar për personat që vuajnë nga presioni i ulët i gjakut.