Profesori i shkencës së tokës, Prof. Dr.Naci Gorur, i cili parashikoi tre muaj përpara tërmetin që goditi më 24 janar pjesën lindore të Turqisë, ka bërë të tjera parashikime, shruajnë mediat vendase.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, eksperti i qëndron idesë se vendi do të goditet nga një tjetër tërmet, më i fortë, dhe që epiqendrën pritet ta ketë në detin Marmara, më saktë në degën Kumburgaz.
Sipas Gorur, tërmeti do të jetë me një magnitudë të paktën 7.2 të shkallës rihter.
Profesori e ndan Turqinë në dy zona me aktivitet të lartë sizmik, zona sipas tij, ku nuk duhej dhe duhet lejuar ndërtimi: NAF) dhe (EAF)
“Zonat e banuara përgjatë këtyre gabimeve i nënshtrohen herë pas here tërmeteve të mëdha. KAF ka prodhuar një numër të madh të tërmeteve në shekullin e 20-të dhe ka lëshuar energjinë e tij”, shprehet eksperti.
“TANI OBJEKTIVI ËSHTË DETI MARMARA”
“Nëse i kushtoni vëmendje vendndodhjeve të tërmeteve, zinxhiri i tërmetit 1939-1999 filloi nga lindja dhe rrëshqiti në perëndim duke u ndalur në dyert e Stambollit.
KAF bart tërmete të forta nga lindja në perëndim. Tërmeti i fundit ishte në Gölcük, tani shënjestra është Deti Marmara. Me tërmetet e Golcuk dhe Duzce, koreja e tokës nën Marmara është e mbingarkuar”, shprehet eksperti.
Që prej 1999 koreja e tokës vijon të thyhet. Meqënëse në 20 vjet nuk ka patur dëmtime, atëherë periudha e 10-vjeçarit të fundit rrit me 50% shanset për tërmet. Ai do të jetë në Marmara e do të jetë të paktën 7.2”, shkruan Naci Gorur