Për herë të parë në histori të Republikës së Kosovës, dy femra do të udhëheqin punën dhe do të vendosin rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës.
Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare, pasi kjo pozitë u la e lirë kur Glauk Konjufca u zgjodh Ministër i Punëve të Jashtme.
Po ashtu, sot gjatë tërë ditës Kuvendin e udhëhoqi nënkryetarja e parë e Kuvendit, Arbërie Nagavci.
Tani këto të dyja do të jenë në krye të cdo seance të Kuvendit, përvec në raste të veçanta kur ndonjëra nga to do të mungojë.
Është hera e parë që në histori të vendit, një femër udhëheq me Kuvendin.
Deputetët u treguan të gëzuar me këtë fakt, dhe disa nga u panë duke shkrepur nga një fotografi. /Express/