Albin Kurti, njeriu që dje mori besimin e deputetëve, sot me ceremoni solemne mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë rreshtuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku tashmë ka parakaluar edhe kryeministri Albin Kurti, raporton JOQ Kosova.
Pranim-dorëzimi i detyrës së kryeministrit, Albin Kurtit po i bëhet nga ish-zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli.
Ky i fundit do po ia dorëzon detyrën Kurtit në mungesë të Ramush Haradinajt i cili gjendet në Amerikë.
Ndryshe, Albin Kurti ishte shquar se nuk e pranon flamurin e Kosovës, mirëpo sot ai u ul në në ulësen pas të cilës ndodhet një flamur i tillë.