Pas tërmetit të fuqishëm që goditi disa ditë më parë Turqinë, të tjera goditje janë regjistruar së fundmi.
Tërmeti i disa ditëve më parë ma magnitudë 6.8 të shkallës Rihter u mori jetën 41 personave, ndërsa epiqendra e tij ishte në Turqinë Lindore, në afërsi të qytetit Elazig.
Ndërkohë që lëkundjet më të fundit janë ndjerë në Turqinë Perëndimore.
Sipas EMSC, tërmeti i fundit ka qenë me magnitudë 4.5, ndërsa epiqendra e tij ishte 8 km në veri të qytetit Akhisar dhe 90 km nga Izmiri, i cili ka një popullsi prej 2.5 milionë banorësh.
Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 17:47, ndërsa vatra e tërmetit ka qenë në thellësinë 7 km.
Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme nga tërmeti, ndërkohë që lëkundjet kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët turq, gjë e cila dëshmohet edhe nga komentet e shumta që janë bërë në aplikacionin e EMSC-së.
Kujtojmë këtu se ministri i Brendshëm turk bëri një deklaratë tronditëse disa ditë më parë, ku paralajmëroi se një tërmet me magnitudë 7.5 pritet të godasë Stambollin.