Bora ka filluar të bie sot në një dimër që u karakterizua me shumë pak reshje.
Në vendet malore të Kosovës bora është me intensitet më të lartë, ndërkaq në kryeqytet temperatura shënon 3 gradë Celcius.
Sipas parashikimeve të motit reshje më intensive të borës pritet të ketë edhe ditët në vijim.
Reshjet e pakta këtë dimër bënë që të bien nivelet e liqeneve që shërbejnë për furnizim me ujë duke ngjallur frikë për mungesë të tij në sezonin e verës.