Fatma dhe Alfio, çifti shumë i dashur për publikun një javë më parë u bënë prindër me ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre të cilit i vendosën emrin Noah.
Fatma dhe Alfio po jetojnë ditët e tyre më të lumtura sepse mezi prisnin ta merrnin në krahë vogëlushin. Ata nuk kanë ngurruar edhe të postojnë foto me të.
Mbrëmjen e sotme Fatma ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të ëmbël, ku Noah shfaqet duke fjetur ndërsa ajo i qëndron pranë. “Nina nana pranë meje”, shkruan Fatma krah kësaj fotoje.