Po mbahet mbrëmjen e sotme nata e parë e “Sanremos”, një festival prestigjioz italian ku në natën e tretë do prezantojë edhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu. Mbrëmjen e sotme ka performuar një nga këngëtarët më të njohur italian, Tiziano Ferro me këngën “Almeno tu nell’ universo”.
Për shkak të emocioneve, Tiziano stonoi gjatë performancës dhe shpërtheu në lot.
“Shkatërrova gjithçka”, i tha këngëtari prezantuesit Amadeus.