Lajme

Radarë pranë mbikalimit të Rinasit! Qytetari i bën thirrje shoferëve të kenë kujdes

Një mesazh informues ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA nga një drejtues mjeti, i cili ka kaluar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Përmes një video qytetari tregon se në afërsi të mbikalimit të Rinasit, është montuar një radar.

Shumica e shoferëve janë të painformuar për të, pasi edhe tabelat të cilat paralajmërojnë një të tillë mungojnë. Është e kuptueshme që limiti i shpejtësisë duhet të respektohet edhe kur ka edhe kur s’ka radarë, por në çdo vend të botës ka paralajmërues të tyre, që informojnë shoferët.

Qytetari shprehet se radari kap në foto targën e makinës dhe gjoba u shkon drejtuesve të mjeteve në shtëpi. Mesazhi i qytetarit është edhe sensibilizues.

Ai shkruan:
Pershendetje. Radari i fiksuar ne autostraden Tirane -Dures . Gjobat u dergohen pronareve ne shtepi .Uroj qe te sherbeje per sensibilizim”

Radarë pranë mbikalimit të Rinasit! Qytetari i bën thirrje shoferëve të kenë kujdes on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top