Kjo është receta që ju duhet. Ju bëftë mirë!
Për pandispanjën: 4 vezë,1 gotë e ujit sheqer,2 lugë të supës qumësht,1 lugë të supës vaj,1,5 gotë e ujit miell,Gjysmë gote e çajit kakao,1 pecivë (pluhur për pjekurina).
Përsipër:2 gota të ujit qumësht.
Për kremin:2 krem pana (shllaga),2 gota të çajit qumësht.Për glazurë:200 gr. çokollatë,2 lugë të supës qumësht,2 lugë të supës vaj.
Përgatitja:
Së pari në një enë të thellë hedhim vezët me sheqerin dhe i rrahim deri sa masa të dyfishohet mandej ja shtojm qumështin, vajin, miellin, pecivën, kakaon dhe i përziejm ngadalë deri sa masa të bëhet homogjene. E hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe pjekim në 170 gradë celsius. Kur e largojmë pandispanjën nga furra e shpojmë me kruarse dhëmbësh dhe ja hedhim 2 gota të ujit qumësht të ftohtë.
E lëmë që të ftohet dhe pasi të ftohet plotësisht ja hedhim kremin (shllagun me qumësht të ftohtë e rrahim me mikser për disa minuta). Dhe për glazurë ja hedhim çokollatën të cilën e kemi shkrirë në banjomari (mbi avull).
Don Cobble
July 20, 2024 at 12:33 pm
Major thankies for the blog Much obliged