Një rast i bukur, pozitiv, qytetarie dhe shembull për t’u marrë nga të tjerët, është demostruar në qytetin e Sarandës.
Protagoniste të një ngjajeje “për të hequr kapelen”, janë bërë dy motra.
Dy motrat Mimoza dhe Margarita Xharo kanë gjetur portofolin e një pushuesi pranë portit të Sarandës.
Pavarësisht se në portofol gjendej një shumë e konsiderueshme të hollash, ato nuk e menduan dy herë, por e dorëzuan menjëherë në Komisariatin e Policisë Kufitare.
Autoritetet, më tej, kanë kontaktuar me personin i cili kishte humbur portofolin.
Brenda në portofol, veç parave, gjendeshin edhe të gjitha dokumentet që ai dispononte. Pavarësisht se personi e mori portofolin, ai është në kërkim të dy zonjave për të shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e tij për këtë rast.
Personi në fjalë, sipas SarandaWeb, thotë se humbja e dokumenteve do t’i shkaktonte një stres dhe humbje të madhe kohe deri në përtëritjen e tyre.