Jennifer Lopez dhe Shakira elektrizuan skenën e “Super Bowl” duke dhuruar për publikun performanca madhështore. Mirëpo e dini kush tjetër e mori të gjithë vëmendjen?
E bija e Jenniferit! 11 vjeçarja Emme është shfaqur për herë të parë në një performancë live. Ajo ka shoqëruar Jenniferin me këngën “Let’s get loud” dhe iu ka provuar të gjithëve që është në hapat e së ëmës.
Emme është vajza e Jenniferit me këngëtarin e Marc Anthonyn dhe mesa duket ka trashëguar talentin e prindërve!