Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu do të prezantojë sonte festivalin prestigjioz të Sanremos, krah Amadeusit dhe Georgina Rodriguezit. Së fundmi ajo ka ka ndarë me ndjekësit një lajm të bukur.
Përmes një postimi të bërë në Instastory, Alketa ka njoftuar se sapo ka nënshkruar kontratë me televizionin shtetëror të Italisë, Rai Uno. Ajo ka treguar se stilolapsin me të cilin ka firmosur, e ka ruajtur për tre vite, pasi është fatsjellës për të.
“Kontrata e pare e jetes time me RAi Uno sapo u nenshkrua! Me nje stilolaps qe kam 3 vite qe e ruaj sepse besoja qe do te me sillte fat”, shkruan Alketa.