Lajme

Dashuria mund të jetë te ‘Other Messages’: VIP-at shqiptarë që u njohën në rrjete sociale

Dashuria mund të jetë te ‘Other Messages’: VIP-at

Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami

Rreth 10 vite më parë, Xhavit Bajrami ishte i ftuar në “Takimi i pasdites” për të rrëfyer historinë e tij të suksesit. Ardhja e tij në program ishte pikënisja e historisë së tyre. Asokohe, Rudina dhe Bajrami nuk ishin ende të lidhur.

Pak kohë para se Rudina ta ftonte në emision, Xhaviti i dërgoi një mesazh në Facebook: “Përshëndetje nga Tokio”. Ai nuk e njihte Rudinën, nuk e dinte se ishte e famshme në Shqipëri. Duke qenë se ishte rritur dhe jetonte jashtë, kikboksieri dinte shumë pak për televizionin shqiptar. Magjistari gjithashtu, që nuk ka ndonjë simpati të madhe për sportin e kikboksit, nuk dinte asgjë për arritjet e Bajramit nëpër botë. Kështu, nisur nga fiksimi i Rudinës me qytetin e Tokios dhe kulturën aziatike në përgjithësi, moderatorja vendosi t’i kthente përgjigje përshëndetjes së sjellshme të tij. Pasi u njoh me sukseset e Bajramit, Magjistari mendoi ta ftonte në emision. Instervista e parë shërbeu si moment kyç për raportin e tyre. “Rashë në dashuri me shikim të parë,” u shpreh Magjistari në “Zonë e lirë” në 2013-n. Që prej vitit 2015, ata janë prindër të vogëlushes Mia.

Dashuria mund të jetë te ‘Other Messages’: VIP-at

Blendi Salaj dhe Anora Topi

Blendi Salaj është prej afro 12 vitesh në një lidhje me Anora Topin, nënën e dy fëmijë të tij. Ata u njohën në Facebook, periudhë në të cilën Blendi jetonte jashtë Shqipërisë. Ata filluan të ngacmohen dhe rastësia deshi që gazetari të kthehej në vendlindje një muaj më vonë, pas një periudhe shumë të gjatë qëndrimi në Amerikë. Në Pop Culture në nëntor të 2017-s, ai tha se “donte një vajzë të mirë shqiptare, si të gjithë emigrantët”. Asokohe, Blendi shtoi se ai dhe Anora janë shumë të ngjashëm dhe kjo e bën lidhjen e tyre më të fortë. Ata janë prindër të dy fëmijëve, djalit Brian dhe vajzës Era.

Dashuria mund të jetë te ‘Other Messages’: VIP-at

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca

“Në fillim kemi pasur kontakte nga puna, por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti ynë filloi nëpërmjet Instagram-it. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë, derisa erdhi një moment dhe më tha: Dua të takohem me ty,” tregoi Marina në 2017-n në “Xing me Ermalin”. “Pse duhet të takohem me ty? S’na lidh asgjë. Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë?” ishte përgjigja e Marinës, e pasur nga ajo e Getoarit: “Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë (dhe një emoji duke shkelur syri)”. Marina dhe Geti u martuan në shtator të 2017-s.

Dashuria mund të jetë te ‘Other Messages’: VIP-at

Lori Bala dhe Olti Kazaferi (DJ Olti)

Në një intervistë për “Rudina” në fund të janarit, Lori dhe Olti treguan se u njohën në rrjete sociale. “Ne jemi takuar ose jemi njohur krejt rastësisht në rrjete sociale; kemi ngacmuar njëri-tjetrin me disa komente të vogla dhe aty nisi pastaj gjithë gjëja jonë,” tregoi Lori për historinë e tyre 7-vjeçare. Ata janë prindër të vogëlushes Elois, e cila erdhi në jetë tre vite më parë.

Dashuria mund të jetë te ‘Other Messages’: VIP-at

Mozzik dhe Loredana

Loredana dhe Mozzik e nisën historinë e tyre të dashurisë përmes një follow në Instagram. Qe Mozzik ai të cilit i pëlqeu stili i Loredanës dhe vendosi ta ndiqte në Instagram. Folën, u pëlqyen dhe u lidhën. Po kaq shpejt u martuan dhe në dhjetor të 2018-s erdhi në jetë vajza e tyre, Hana. Në nëntor të një viti më parë, Loredana dhe Mozzik konfirmuan ndarjen.

Dashuria mund të jetë te ‘Other Messages’: VIP-at

Armando Sadiku dhe Elona

Armando Sadiku dhe Elona, një dentiste shqiptare nga Kosova, njëkohësisht fanse e tij, u njohën përmes Facebook-ut. Ata u fejuan më 9 janar të dy viteve më parë.

5 Comments

5 Comments

  1. Casibomgax

    September 18, 2024 at 6:27 am

    casibom guncel giris adresi: casibom guncel giris adresi – casibom 158 giris
    casibom giris adresi

  2. Normanvom

    September 21, 2024 at 9:13 am

    п»їfarmacia online espaГ±a: comprar cialis online sin receta – farmacia online madrid

  3. Normanvom

    September 22, 2024 at 1:10 pm

    comprar viagra online en andorra: Viagra sildenafilo – viagra online cerca de toledo

  4. Edisonpen

    September 23, 2024 at 12:33 pm

    Farmacie online sicure: Cialis generico farmacia – farmaci senza ricetta elenco

  5. Edisonpen

    September 23, 2024 at 7:41 pm

    top farmacia online: Farmacie che vendono Cialis senza ricetta – п»їFarmacia online migliore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top