Një shtetas i huaj i cili po banon në Sarandë ka bërë publike një ngjarje që e ka shqetësuar. Ai ka denoncuar pikërisht pushtimin dhe betonizimin e bregdetit në Ksamil.
Më tutje, ai i referohet edhe heshtjes së institucioneve, të cilët nuk reagojnë përballë këtij skandali. Denoncimi është publikuar nga sarandaweb.net, ku i huaji shkruan se institucioneve duhet tu vijë turp që nuk e mbrojnë këtë vend të bukur.
Më tej, ai shton se shkatërrimi i natyrës është një mënyrë e gabuar për të ardhmen e Shqipërisë.
I huaji shkruan:
Kaq e trishtuar! Unë isha këtë fundjavë duke lundruar rreth ishujve të Ksamilit dhe më pas qëndrova atje për dy orë me familjen time dhe pashë këtë situatë. Kjo ndërtesë mbiu brenda 4 orëve nga asgjëja, turp për institucionet që janë përgjegjëse për të mbrojtur këtë vend të bukur. Nuk e di nëse është e ligjshme apo jo, por shkatërrimi i natyrës është një mënyrë e gabuar për të ardhmen e vendit tuaj.
I huaji denoncon pushtimin e bregdetit nga ndërtesat në Ksamil: Turp institucioneve! on Vidnews.