Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez prezantoi mbrëmë në festivalin e Sanremos dhe duhet thënë që shkëlqeu me paraqitjen e saj. Georgina ndërroi tre fustane gjatë natës dhe dy prej tyre janë stiluar nga Lia Stublla, stiliste shqiptare.
Stublla ka publikuar në Instagram disa foto nga festivali ku tregon se fustanet që Georgina mbante veshur ishin dizenjim i saj.
Dy fustanet e Stubllës ishin fustani i bardhë me një të çarë në njërën këmbë dhe tjetri ngjyrë floriri.