Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi e ka pranuar hapur që ka bërë operacion hundën, por është shprehur se ka mbetur e pakënaqur. E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Ana tregoi problemet që i ka sjellë ky operacion dhe një ndër to është humbja e vetëbesimit.
“Femrat shqiptare janë ekstrem të ndikuara në pamje dhe fizik. Unë për shembull hundën nuk e kam pasur asnjëherë kompleks deri vonë kur fillova të merresha me muzikë. Producentët filluan të më thoshin duhet ta bësh sepse muzika e kërkon edhe të bukurën e andej këndej edhe e bëra hundën operacion, por që tani të ishte, asnjëherë nuk do e kisha bërë. Në fakt atëhere kisha më shumë vetëbesim sesa tani.
Pjesa estetike duket mire, por pastaj nuk mundesh as hundët t’i frysh mirë sepse duket sikur po të bie hunda në tokë. Nuk është më hunda jotë, unë gjithmonë jam duke ndejtur me siklet se mos po e vras, si të thuash të rrish gjithë kohës të ruash hundën.
Duhet t’i tregojmë çikave të reja që nuk është e nevojshme të bësh hundën apo prapanicën apo buzë. Ti e krijon vetë si personalitet kush je dhe njerëzit do e shohin që t’i vlen si person”, u shpreh Ana.