Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu prezantoi mbrëmjen e djeshme në festivalin prestigjioz të Sanremos, krahas Amadeusit dhe partneres së Ronaldos, Georginës. Ajo i la italianët pa fjalë me shkathtësinë dhe rrjedhshmërinë në të folur dhe shumë media shkruajtën për të.
Pas festivalit, Alketa ka dhënë një intervistë për emisionin “Un Giorno da Pecora” në “Rai Radio 1”. Ajo është shprehur se shqiptarët e kanë pritur shumë mirë pjesëmarrjen e saj në Sanremo dhe kjo gati sa nuk është kthyer në festë kombëtare. “Në Shqipëri ka qenë gati festë kombëtare, vërtet u preka”, është shprehur moderatorja.
Po ashtu Alketa ka treguar se pas prezantimit të saj, numri i ndjekësve në Instagram është rritur ndjeshëm.
Burimi: “Newsbomb.al”