Pas moderatores Alketa Vejsiu, që prezantoi mbrëmë në Sanremo një tjetër shqiptare na ka bërë krenarë. Këtë mbrëmje këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është ngjitur në skenën e festivalit prestigjioz dhe ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme.
Dua ishte e ftuara speciale e natës së katërt në festival. Ajo këndoi këngën “Don’t start now” dhe ndezi skenën e Sanremos!
Këngëtarja u shfaq e veshur me një veshje lëkure të zezë që e nxirrte shumë tërheqëse dhe me flokë të kapura.