Lajme

Nderim për “Bilbilin e muzikës shqiptare”, sot në të gjithë lokalet e Prishtinës do dëgjohen këngë të Nexhmije Pagarushës

Bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u nda nga je ta ditën e djeshme në moshën 86-vjeçare.

Nesër ajo do të përcillet në banesën e fundit, me një ceremoni private, ashtu siç kishte lënë amanetin e saj.

Mirëpo shqiptarët e Kosovës nuk mund ta harrojnë kaq lehtë bareshën e muzikës. Ata kanë zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe simbolike për t’i thënë asaj “lamtumirë” dhe “faleminderit” për pasurinë që la pas.

Sot në të gjitha lokalet, në të njëjtën kohë do të dëgjohen këngët e saj, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron.

Njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës:

Në shenjë nderimi dhe respekti për këngëtaren, Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në koordinim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Ismail Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për nder të vde kjes së ikonës shqiptare. Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përçon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vd ekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësore që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre. Nexhmije Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do t’ia sigurojë përjetësinë. Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona”
Nexhmije Pagarusha, u nda nga je ta pas një sëm undje të cilën e vuante prej kohësh. Ikona e këngës u largua nga kjo botë me një karrierë të madhe muzikore, e cila do të mbahet mend përjetë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top