Lajme

Koronavirusi, studentët kinezë ndihen të paragjykuar në Shqipëri: Kanë frikë se mos jam i infektuar

Sa vjen dhe rritet bilanci i vi ktimave nga koronavirusi, i cili është shndërruar në një frikë mjaft të madhe për të gjithë botën. Edhe pse vendi ynë nuk rrezikon nga ajo çka thonë ekspertët, sërish masat janë marrë dhe do të merren.

Mirëpo,studentët kinezë që jetojnë në Shqipëri si pasojë e studimeve thonë se ndihen mjaft të paragjykuar dhe të ofenduar nga shumë shqiptarë.

Shuang Hon (Andi) dhe Wang Haoran (Ditmiri) studiojnë në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Tiranë.

Andi rrëfen se familja e tij është mirë si dhe thekson se është e trishtë kur shikon jetë që humbasin dita-ditës.

“Dy simptomat që mund ta identifikojmë këtë grip është temperatura e lartë dhe kolla. Nuk duhet neglizhuar, por mendoj se këtu në Shqipëri nuk ka nevojë për alarm”, thotë ai.

Nga ana tjetër, ata rrëfejnë paragjykimet nga shqiptarët, ku më së tepërmi janë thirrje tipit ‘virus’ ose gjeste të tilla si vendosja e dorës te hunda duke mos marrë frymë.

Shuang Hon vijoi:

Kur ecim në rrugë, ka disa shqiptarë paedukatë, na cilësojnë si virus. Mbajnë hundën me duar, ose do të na thërrasin ‘koronavirus’ dhe kjo nuk më pëlqen fare. Unë e kuptoj që çdo njeri ka frikë nga v d ekja, por nuk është nevoja të sillen në këtë mënyrë, sepse ky është 100% paragjykim. Kjo lloj sjellje mund të tregoj që ju jeni paedukatë. Unë mendoj që ne jemi njerëz, pa pasur parasysh kombësinë se nga vijmë. Mbase nuk jemi shok, por duhet të tregohemi të sjellshëm. Shqiptarët kanë frikë se ne jemi kinez, kanë frikë se mos unë jam i infektuar me virus. Nuk është e drejtë. Nuk mund të sillen me në këtë mënyrë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top