Fundjava, pikërisht dita e sotme kishte një mot të mirë me diell dhe e nesërmja pritet të jetë po e tillë. Ndërkohë, sinoptikanët paralajmërojnë se moti do të ndryshojë dhe priten konkretisht ndryshime drastike.
Kjo do të ndodhë nga java e ardhshme, pikërisht nga mesi i saj.
Gjithashtu, paralajmërohet se Shqipëria do të goditet nga stuhia ciklonare “Kiara”. Kjo e fundit ka nisur të përfshijë thuajse të gjithë Evropën.
Largimi i stuhisë do të sjellë dhe ndryshim të motit.
Sinoptikanët parashikojnë që Shkurti të mbyllet me temperatura të ulëta, mot tipik dimëror, e ndërsa pranvera pritet të na sjellë shumë reshje shiu.