Lajme

Kosova në ditë zie, i jepet sot lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit këngëtares së madhe të skenës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin, ta shpallë ditë zie shtetërore.

Risultato immagini per nexhmije pagarusha

Pagarusha është cilësuar si një artiste e madhe, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit kombëtar të Shqipërisë e Kosovës. Sipas Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Risultato immagini per nexhmije pagarusha

Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar j etë të premten në moshën 86 vjeçare.

Ajo do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes, në Pagarushë sipas amanetit të saj. Ceremonia e varrimit do të jetë familjare.

Risultato immagini per nexhmije pagarusha

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top