Lajme

‘Gjanica’, lumi që ujin ngjyrë blu e ka vetëm në projektin 3D të Bashkisë së Fierit

Lumi ‘Gjanica’ që përshkon disa fshatra në rrethin e Mallakastër dhe qytetin e Fierit është një ndër lumenjtë më të ndotur jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën.

Kjo për shkak të mbetjeve të rënda të hidrokabureve që dredhen në të. Uji i lumit ‘Gjanica’ është i zi. Kush ka kaluar të paktën një herë në Fier e nuhat se edhe ajri është i ndotur për shkak të mbetjeve që dredhen në lumë.

Bashkia e Fierit vendosi ta rehabilitonte shtratin ‘Gjanicës’. U shemben ndërtesat pa leje rreth shtrati të saj dhe u ndërtuan ura të reja u hodh beton, por ndotja vazhdon të jetë.

‘Gjanica’ ka ujë në ngjyrë blu vetëm në projektin 3D të bashkisë së Fierit. Pasojat që sjell ndotja janë shumë të mëdha jo vetëm në mjedis, por edhe në shëndetin e atyre që jetojnë në pellgun e Gjanicës.

Se kur do të ndalohen kompaninë naftnxjerrëse të mos derdhin më mbetjet e naftës në lumin ‘Gjanica’ nuk dihet. Nga qeveria Rama është folur shumë pak ose në fakt aspak për këtë gjë./ JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top